Lorik Cana i jep lamtumirën kombëtares shqiptare? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lorik Cana i jep lamtumirën kombëtares shqiptare?

    Insajderi
    22 June 2016 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka falënderuar tifozët dhe të gjithë ata që kontribuuan për debutimin e kuqezinjve në “Euro 2016”.  Ai thotë se është krenar për Kombëtaren dhe e përfundon me një frazë që mund të jetë edhe lamtumirëse për tifozët kuqezi.

    Pasi shkroi për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Francës dhe ndeshjet e zhvilluara në “Euro 2016”, mbrojtësi i Nantesit shkruan: “Faleminderit për gjithçka”.

    “Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë skam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Flm për gjithçka… O sa mirë me qenë Shqiptar”, thotë futbollisti që luan me kuqezinjtë që prej vitit 2004.

    liki

    Më herët, Cana ka lënë të kuptohet se pas Europianit do ta mbyllte karrierën e tij me kombëtaren shqiptare. Ky komenti i tij as nuk e pohon dhe as nuk e mohon këtë.

    Pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Zvicrës, Cana mungoi në përballjen me e dytë ndaj Francës.

    Në ndeshjen e fundit të kuqezinjve ndaj Rumanisë, kapiteni u fut si zëvendësues në pjesën e dytë nga trajneri Xhani De Biazi. Kjo sfidë ishte edhe fitorja e vetme e kuqezinjve në finalet e evropianit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark