Gati gjysma e komunave nuk përfaqësohen në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati gjysma e komunave nuk përfaqësohen në Kuvend

    Insajderi
    23 June 2016 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sistemi me vetëm një zonë zgjedhore në Kosovë ka bërë që një numër komunash të mbesin të papërfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

    Edhe pse në vitin 2011 Kuvendi kishte miratuar një Rezolutë përmes së cilës mbështet krijimin e më shumë zonave zgjedhore që do të garantonte përfaqësim më të mirë të të gjitha komunave. Nga ajo kohë, reforma zgjedhore asnjëherë nuk ndodhi.

    Sipas platformës Vota Ime e cila e monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit të mbajtura në vitin 2014 rezulton se deputetët vijnë nga 22 komuna kurse nga 16 komunat e tjera të Kosovës nuk ka asnjë deputet të përfaqësuara në Kuvend.

    Platforma Vota Ime po ashtu ka njoftuar se Kuvendi ka realizuar vetëm 19 për qind të agjendës legjislative, kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark