Insajderi
Lajme

Çollaku: Dalja e Britanisë nga BE-ja, lajm i keq për Kosovën

Insajderi
24 June 2016 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, nuk e ka pritur mirë rezultatet e referendumit në Britani për shkëputje të këtij shteti nga Bashkimi Evropian.

Sipas Çollakut, Britania është një prej vendeve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës andaj shteti ynë ka humbur në BE një përkrahës të rrugës së integrimit të Kosovës në BE.

“Por ky është një vendim i një procesi demokratik, dhe si të tillë e respektojmë. Pavarësisht kësaj, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë të kultivojnë dhe thellojnë marrëdhëniet bilaterale në çdo rrethanë”, ka thënë ai.

“Liderët e shteteve anëtare të BE tani kanë detyrë urgjente që ta mbajnë Bashkimin Evropian të bashkuar në këto momente të vështira”, ka shtuar Çollaku.

Britanikët kanë vendosur përmes një referendumi të enjten që të largohen nga Bashkimi Evropian./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark