Veseli thotë se ‘Brexit’ nuk e ndalë rrugën e integrimit evropian të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli thotë se ‘Brexit’ nuk e ndalë rrugën e integrimit evropian të Kosovës

    Insajderi
    24 June 2016 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se ka pritur me keqardhje rezultatin e referendumit në Britani të Madhe.

    Por, sipas tij, largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk do të ndalë rrugën e Kosovës drejt integrimit në Evropë.

    “Pavarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjëra mbesin të pandryshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian,” ka thënë Veseli.

    Sipas tij, përkundër largimit të Britanisë nga blloku evropian,  “ne besojmë se ka diçka që i bënë të pandashëm Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Kosovën: demokracia liberale, të drejtat dhe liritë e njeriut, vlerat e shoqërisë së hapur dhe ekonomia e tregut të lirë, mes shumë vlerave të tjera”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark