Insajderi
Lajme

Çollaku tregon synimet e Kosovës pas daljes së Britanisë nga BE-ja

Insajderi
24 June 2016 - 19:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ka deklaruar se pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka pse të ndryshojë dhe nuk do të ndryshojë.

“Tek ne nuk duhet të ketë dilema për rrugën tonë, drejt Bashkimit Europian”, ka thënë Çollaku në Info Magazine të Klan Kosovës.

Madje Çollaku ka pohuar se largimi i ishullit nga kontinenti nuk ka kurrfarë ndikimi tek proceduar e Kosovës drejt anëtarësimit, transmeton Insajderi.

“Për ne nuk do të ketë kurrfarë efekti largimi i Bashkimit Europian dhe dinamika e deritanishme është shumë e kënaqur”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark