Pacolli thotë se qeveria e Isa Mustafës po e shkatërron ambientin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli thotë se qeveria e Isa Mustafës po e shkatërron ambientin

    Insajderi
    25 June 2016 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vazhduar të kritikojë qeverinë e Kosovës për neglizhencën e saj, duke e akuzuar se “po e shkatërron ambientin e Kosovës”.

    Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se qeverisja aktuale është duke punuar vetëm për rehatimin e sponsorëve, familjarëve e klaneve të tyre, në mënyrë parazitë e në kurriz të qytetarëve.

    “Jo rastësisht që disa muaj jam duke thënë se kjo qeveri është neglizhente dhe me këtë neglizhencë po shkatërrohet ambienti i Kosovës”, ka thënë Pacolli.

    paca

    “Kam frigë se natyra do të na hakmerret. Shkatërrohen male, (nuk ka maje mali që nuk është shkatërruar nga gurthyeset), shkatërrohen lumenjtë e shkatërrohen rrugët, vdesin njerëz nëpër humnerat e eksploatuesve të egër e shkatërrohet çdo gjë, shkatërrohet ekonomia e vendit”, ka shtuar ai.

    Pacolli duke postuar edhe disa fotografi në statusin e tij ka thënë se Qeveria po e shkatërron vendin dhe askush nuk po përpiqet ta ndalojë këtë shkatërrim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark