“Lugina e Diellit” ndihmohet edhe nga Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lugina e Diellit” ndihmohet edhe nga Rusia

    Insajderi
    27 June 2016 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Zyrës serbe për Kosovën dhe nënkryetar i Partisë Përparimtare të Serbisë, Marko Gjuriq me nënkryetaren tjetër të kësaj partie, Maria Obradoviq janë takuar sot në Moskë me kryetarin e Këshillit Suprem të Partisë unike të Rusisë, Boris Grizlov, i cili ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e Serbisë janë testuar me kohë dhe se në to nuk mund të ndikojnë kurrë ndikimet e jashtme.

    Gjuriq e ka njoftuar Grizloin me situatën në Kosovë, me rrjedhën e dialogut të Brukselit dhe me gjendjen e popullit serb në Kosovë, raporton Tanjug.

    Ai ka thënë se Qeveria serbe ka filluar procesin e kthimit të personave të shpërngulur në Kosovë. Gjuriq ka folur edhe për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit”, në veri të Kosovës, njofton televizioni publik i Kosovës.

    Gjuriq e ka theksuar rëndësinë e ndihmës së Kishës Ortodokse ruse e cila ka shfaqur gatishmërinë e saj për të ndërtuar kishë në këtë vendbanim, raporton ky medium serb.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark