Enver Hoxhaj premton dy njohje të reja pas një kohe të gjatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj premton dy njohje të reja pas një kohe të gjatë

    Insajderi
    27 June 2016 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kthimin e Enver Hoxhajt në postin e ministrit të Jashtëm, janë kthyer edhe premtimet për njohje të reja. Pas një periudha prej një vjeçare pa njohje, Hoxhaj premtoi se brenda dy muajve njohjet do të vijnë.

    Ai në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit tha se deri në shtator, presin që të vijnë dy njohje të reja për pavarësinë, njëra nga Afrika dhe tjetra nga Amerika Latine.

    “Deri më tani kam arritur të komunikojë me 22 apo 23 shtete jo njohëse. Besoj që gjatë verës ose eventualisht gjatë muajit shtator këto dy njohje do të ndodhin. Këto njohje mund të vijnë nga Afrika dhe Amerika Latine”, tha Hoxhaj.

    Ai foli edhe për planin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, për të cilat tha se presin lajme të mira nga fundi i këtij viti.

    Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Antigua dhe Barbuda më 20 maj të vitit të kaluar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark