Insajderi
Lajme

Ymeri: ‘Car Llazari’ dëshmon projektin e “Zajednicës”

Insajderi
27 June 2016 - 18:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar në lidhje me vendosjen e përmendores së ‘Car Lazarit” nesër në veriun e Mitrovicës.

Ymeri nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se me ngritjen e kësaj përmendoreje dëshmohet karakteri shovinist i “Zajednicës” si projekt.

“Veprimet kolonialiste të Serbisë kanë qenë përherë të përcjellura nga retorika shoviniste që nxitë urrejtje për të tjerët, teksa viktimizon veten. Përmendorja e Car Lazarit që u ngrit sot në Mitrovicë dëshmon karakterin shovinist të “Zajednicës” si projekt. “Zajednica” dhe “Lugina e Diellit” janë qëllimet, fryma shoviniste me Car Lazarin është arsyetimi”, ka thënë ai.

“Por, këto projekte s’do të kishin vend në Kosovë pa treshen e bashkëpunëtorëve Mustafa-Veseli-Thaçi. Këta politikanë, për pushtetin e tyre personal po i shtrojnë rrugën pushtetit të Serbisë në Kosovë.”

Qytetarët serbë nesër do të shënojnë ditën e “Vidovdanit”, e cila do të shënohet në Kosovë, në Gazimestan. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark