Pas daljes së Britanisë nga BE-ja, anglishtja nuk do të jetë më gjuhë zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas daljes së Britanisë nga BE-ja, anglishtja nuk do të jetë më gjuhë zyrtare

    Insajderi
    27 June 2016 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë vend i BE-së nuk e ka gjuhën angleze si gjuhë kryesore, dhe rrjedhimisht anglishtja mund të humb statusin e saj.

    Danuta Hubner, kryetarja e Këshillit të parlamentit Evropian, të hënën tha se anglishtja nuk do të jetë më gjuhë zyrtare e BE-së, pas largimit të Britanisë nga Unioni Evropian.

    Anglishtja është njëra ndër 24 gjuhët zyrtare te BE-së, për arsye se Britania ka qenë pjesë e BE-së. Por posa Britania të plotësojë kushtet për largim, gjuha angleze nuk do të figuroj më ne repertorin e BE-së.

    “Ne kemi një rregull që çdo pjesëtarë i BE-së të këtë një gjuhë zyrtare”, tha ajo.

    “Irlandezet kanë gjuhën Gaelike, ndërsa maltezët gjuhën malteze”, shtoi Hubner.

    Anglishtja është njëra ndër gjuhët me të cilën punohet në institucionet evropiane. Aktualisht është gjuha dominuese njëra ndër më të folurat në shtresën civile të BE-së, raporton “politico.eu”.

    Lista zyrtare që rregullon gjuhët ne BE do të duhet të ndërmarrë një vendim unanim mbi heqjen apo mbajtjen e gjuhës angleze.

    Rregulla e vitit 1958, e cila është shkruar në gjuhën frënge nuk jep ndonjë sqarim se sa variete një gjuhë duhet t’i përdorë. Kur Malta dhe Irlanda u anëtarësuan në BE, anglishtja tashmë ishte gjuhë zyrtare e BE-së dhe kjo ishte arsyeja pse këto vende kërkuan për variantet e Gaelikes dhe malishtës.

    “Nëse një anëtarë ka më shumë se një gjuhë zyrtare, atëherë rregullimi i këtij problemi do të bëhet nga autoritetet përkatëse.”

    Komisioni ka filluar të përdorë më shume gjuhën gjermane dhe frënge në komunikimet e saj të përditshme sapo Britania vendosi që ta lë BE-në.

    Ndërkohë, kryetari i regjionit të Toskanës, Eugenio Giani, potencoi se gjuha italiane duhet të bëhet njëra ndër gjuhët zyrtare të EU-së.” Ne nuk u mbrojtëm…gjuhën tonë ashtu siç duhej, si në Evropë, gjithashtu edhe në botë”, tha Giovanni pasi e përcolli vendimin e referendumit./Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark