Insajderi
Lajme

Ministri Hoti në Vjenë diskuton për mundësinë e investimeve në Kosovë

Insajderi
28 June 2016 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku do të pritet në takim nga homologu i tij , Ministri i Financave të Austrisë Hans Jörg Schelling, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin bilateral financiar mes dy shteteve.

Gjatë kësaj vizite ministri Avdullah Hoti pritet të takohet edhe me Unionin e Bizneseve në Austri dhe Përfaqësuesit e Shoqatave në Austri, me të cilët do të diskutoj për mundësinë për investime në Kosovë, ku para tyre do të prezantoj instrumentin e ri financiar Bono për Diasporën, njofton ministria përmes një komunikate.

Ministri Avdullah Hoti, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Bankës Botërore “Dialogu Politik i Ballkanit Perëndimorë për Investime, Punë dhe Integrim”, që do të mbahet më 29 qershor në Vjenë

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark