Insajderi
Lajme

Qeveria do të themelojë komisionin për gratë e dhunuara në luftë

Insajderi
12 February 2016 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës pritet që në muajin e ardhshëm të bëjë themelimin e një komisioni, që do të bëjë verifikimin dhe dhënien e statusit për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, rregullorja që mundëson themelimin e këtij komisioni është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi i Kryeministrit Isa Mustafa.

Por, siç njofton RTK, marrë parasysh  dinamikën e procesit, qeveria nuk pret që  këtë vit të fillojë pagesën për ato që fitojnë këtë status.

Në luftën e vitit të Kosovës, konsiderohet se janë dhunuar mijëra femra./Insajderi

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark