Kryeministri Rama i shpëtoi sulmit kamikaz në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Rama i shpëtoi sulmit kamikaz në Turqi

    Insajderi
    29 June 2016 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak minuta pas sulmeve në aeroportin e Stambollit, u ul edhe avioni i kryeministrit Edi Rama i cili ishte nisur për një vizitë zyrtare së bashku me ministrin Arben Ahmetaj.

    “Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok nesër vizita zyrtare në Ankara”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

    Burimet bëjnë me dije se avioni ka mbërritur pa probleme në aeroport dhe është njoftuar për shpërthimin pasi ka zbritur, përcjellë Gazeta Express.

    Po të njëjtat burime bëjnë me dije se delegacioni është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem.  Kryeministri viziton Turqinë me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark