Hoti: Integrimet evropiane nxisin përmirësimin e politikave ekonomike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Integrimet evropiane nxisin përmirësimin e politikave ekonomike

    Insajderi
    30 June 2016 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili është duke qëndruar në Vjenë për të marrë pjesë në një konferencë të Bankës Botërore të titulluar “Dialogu i politikës së Ballkanit Perëndimor mbi Investimet, Vendet e Punës dhe Integrimin”,   ka thënë se bashkëpunimin rajonal nën ombrellën e procesit të integrimit evropian – dhe kjo për të theksuar rëndësinë e perspektivës së integrimit në BE si shtytësin kryesor të përpjekjeve rajonale për arritjen e stabilitetit të nevojshëm.

    Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se ndikimi i procesit të integrimit në BE ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në përmirësimin e politikbërjes në fushën e ekonomisë, konkretisht në kapacitetet e Qeverisë për planifikim strategjik më afat gjatë, dhe për një qasje të strukturuar për adresimin e sfidave strukturore.

    Sic njoftohet përmes një komunikate, Ministri Hoti po ashtu ka thënë se Kosova ka pasur edhe një vit të bujshëm të bashkëpunimit me shumë partnerë rajonalë për shkëmbimin e përvojave lidhur me integrimin në BE./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark