Qytetarët e Prizrenit përkujtojnë viktimat e sulmit terrorist në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët e Prizrenit përkujtojnë viktimat e sulmit terrorist në Turqi

    Insajderi
    30 June 2016 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, e cila është konsullata e parë dhe e vetmja në Kosovë, sot qytetarë të shumtë të Prizrenit u mblodhën për t’i përkujtuar njerëzit që humbën jetën në sulmin terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

    Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike Turke në Kosovë, përfaqësues të organizatave të ndryshme civile dhe qytetarë të shumtë të Prizrenit, si të komunitetit turk ashtu edhe të atij shqiptar dhe boshnjak, për t’i treguar Turqisë se në këto ditë të vështira populli i Kosovës është me ta.

    Në fillim, qytetarët sollën lule në oborrin e Konsullatës, për viktimat e sulmit e pastaj bënë lutje të përbashkët për shpirtërat e tyre, raporton Anadolu Agency.

    Konsullja e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Selen Evcit duke vënë në dukje se Kosova është gjithmonë pranë Turqisë u shpreh se dy ditë më parë, menjëherë pas sulmit, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë rast tragjik dhe kanë dërguar telegrame ngushëlluese.

    “Gjithashtu edhe qytetarët e Prizrenit dhe të rrethinës sot janë këtu dhe vizitojnë Konsullatën për t’i shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë sjellë këtu karafilë. Falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për mbështetje. Sot është dita për t’u bashkuar”, u shpreh Evcit.

    Ndërkohë zv/kryetari i Kuvendit të Kosovës Fikrim Damka, shprehu dëshirën e tij që këto sulme terroriste të përfundojnë sa më shpejtë dhe shtoi se ky takim është një simbol i ditës së bashkimit të të gjithëve kundër terrorizmit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark