Insajderi
Lajme

Presidenti shtron iftar në hotelin luksoz të Behxhet Pacollit

Insajderi
30 June 2016 - 23:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti Hashim Thaçi ka shtruar iftar për të gjithë besimtarët mysliman. Por për iftar ai ka zgjedhur hotelin më luksoz në Kosovë, pronë të Behxhet Pacollit.

Në këtë iftar, presidenti ka dënuar sulmet të cilat kanë ndodhur në aeroportin Ataturk në Stamboll të Turqisë, por nuk ka përmendur varfërinë dhe faktin se qindra familje jetojnë në varfëri të skajshme në Kosovë.

Thaçi po ashtu i ka falënderuar të gjithë imamët e xhamive për punën e tyre. Edhe të ftuarit në këtë iftar kanë qenë shumica imam të xhamive në Kosovë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark