Rezultatet e regjistrimit rritin tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet e regjistrimit rritin tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë

    Insajderi
    01 July 2016 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tensionet janë në rritje në Bosnje dhe Hercegovinë për shkak të rezultateve të regjistrimit të parë të popullsisë prejse ka përfunduar lufta në këtë shtet. Këto të dhëna thonë se tani boshnjakët myslimanë përbëjnë shumicën e qartë në popullatën e këtij shteti.

    Menjëherë pasi Agjencia e Statistikave të këtij shteti ka publikuar të dhënat, Republika Serbe e Bosnjës ka thënë se refuzon të njohë regjistrimin si valid.

    Publikimi i këtyre të dhënave është shtyrë për tri vjet, pasi përfaqësuesit politik që i përkasin etnive të ndryshme nuk janë pajtuar me metodologjinë.

    Sipas këtyre të dhënave, shteti ka 50.1 % popullatë që vetën e quajnë boshnjakë myslimanë.

    Ky grup ka shënuar rritje, pasi në vitin 1991, kur Bosnja dhe Hercegovina për herë të fundit kishte realizuar regjistrim të popullsisë, vetëm 43.5 % ishin deklaruar si boshnjakë myslimanë.

    Shumë shpejtë pas regjistrimit të popullsisë në vitin 1991, Bosnja dhe Hercegovina u përfshi nga lufta e cila zgjati nga viti 1992 -1995, gjatë së cilës u vranë 100 mijë njerëz dhe 2 milionë të tjerë nga grupe të ndryshme etnike u zhvendosën.

    Regjistrimi i vitit 2013 tregon se popullata e këtij shteti tani ka 30.8 % serbë, numër më i vogël ky prej vitit 1991, kur atëbotë në Bosnje dhe Hercegovinë 31.2 % e popullatës ishin serbë. Edhe grupi i kroatëve ka shënuar rënie, pasi në vitin 1991, 17.4 % e popullatës së Bosnjës i përkisnin këtij grupi etnik, derisa në regjistrimin e vitit 2013 kanë dalë 15.4 % kroatë.

    Në përgjithësi, popullsia e tërë Bosnje Hercegovinës prej vitit 1991 ka shënuar rënie prej rreth 20 %, duke pasur tani pak më shumë se 3.5 milionë.

    Rezultatet shihen tej mase nga prizmi politik, pasi ngjarjet e luftës vazhdojnë të jetë të freskëta, ndërsa marrëveshja e Dejtonit në nëntor të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, ndarjen e pushtetit e ka bërë në mes të tri grupeve etnike./REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark