Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili kërkonte fakte për “tokën e humbur” gjatë përcaktimit të vijës kufitare më Malin e Zi, ka reaguar Visar Ymeri i pari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai parmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk do e pranojnë versionin aktual për demarkacionin dhe se do ta luftojnë atë me çdo kusht.
“Versionin aktual të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi do ta luftojmë me çdo kusht. Ai kufi nuk do të jetë asnjëherë i pranueshëm për qytetarët e vendit. Këtë bën mirë ta dijë Isa Mustafa dhe miqtë e tij Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, shkruan ai.
Ymeri thotë se Isa Mustafa si kryeministër, po pret nga qytetarët t’ia tregojnë kufirin.
“T’ia dëshmojnë atë me tapi. Por lumenjtë nuk janë pronë private, pastaj rruga e asfaltuar deri aty është shtruar nga buxheti publik yni. Pse paskemi shpenzuar para tonat që t’i shtrojmë rrugët e Malit të Zi?”, shkruan ai.
Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook kërkonte që me çdo kusht të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi për vijën kuftitare. Mustafa gjithashtu këmbngulte se Kosova nuk ka humbur asnjë kliometër territor.
“Asnjë qytetar i Rugovës nuk e dëshmoi se një metër katrorë tokë e tij, e cila është administruar deri tani në Kosovë, ka kaluar në Mal të Zi. Asnjë kompani private as publike, asnjë agjension qeveritar dhe as Komuna e Pejës”.
“Nëse nuk është zvogëluar Komuna e Pejës, dhe zyrtarët e kësaj komune thonë se ajo nuk është zvogëluar por i ka rreth 602.8 km katrorë, atëherë ku u gjetën këta hektarë të humbur”, ka thënë kryeministri. /Insajderi/