Bashkimi Evropian e ka zyrtarizuar vendimin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar 2017.
Vendimi fillimisht është marrë nga ambasadorët e BE-së javën e kaluar, por Italia e ka ngadalësuar procesin e konfirmimit duke insistuar që vendimi të merret gjatë samitit të liderëve në Bruksel më 28 dhe 29 qershor.
Vendimi është marrë përfundimisht përmes të ashtuquajturës procedurë e shkruar gjatë të cilës të gjitha kryeqytetet e vendeve anëtare duhej ta miratonin zgjatjen e sanksioneve.
Sanksionet që e godasin sektorin e energjisë dhe atë bankar të Rusisë por edhe disa politikanë rusë, fillimisht janë vendosur në qershor dhe korrik të vitit 2014 pas aneksimit që Rusia i ka bërë Krimesë dhe intervenimeve në pjesën lindore të Ukrainës.