Insajderi
Lajme

33 milionë euro shtesë për buxhetin e Kosovës

Insajderi
01 July 2016 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot plotësim ndryshimin e buxhetit, sipas së cilit buxhetit aktual të Kosovës i shtohen edhe 33 milionë euro tjera.

Projektligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Buxhetit të Kosovës e paraqiti ministri i financave Avdullah Hoti, ai njoftoi se në total buxheti i plotësuar kap vlerën 1 miliard e 635 milionë euro.

Kundër projektligjit për plotësim ndryshim të buxhetit ka votuar ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, pasi që kabineti qeveritarë nuk pranoi që 50 mijë euro, që ishin marrë më herët kësaj ministrie pa konsultimin paraprak, të përfshihen në plotësim ndryshimin e buxhetit. /Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark