Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani ka pranuar se vendosja e flamurit kombëtar në kufi me Malin e Zi, aksionin ky subjektit të tij politikë, ka qenë provokim i raporteve me një shtet tjetër.
Por, Gorani e konsideron për notë proteste, vet largimin e këtij flamuri dhe tabelës nga ana e policisë së Malit të Zi.
“Po, e kemi provokuar situatën me vetëdije. Mos harroni, Vetëvendosje nuk është organizatë policore, por politike dhe ai ka qenë një aksion politik”, deklaroi Gorani për RTV Dukagjinin.
Madje, Gorani vlerëson se qeveria nuk dëshiron ta rinegocioj marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, pasi që i frikësohet përgjegjësisë penale.
Ai thotë se pret nga Qeveria e Kosovës që të tentoj të themeloj komisione gjithë partiake, për këtë çështje. /Insajderi.com