Kryetari i Mitrovicës kundër protestës për Car Lazarin - frikësohet nga trazirat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Mitrovicës kundër protestës për Car Lazarin – frikësohet nga trazirat

    Insajderi
    01 July 2016 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar tek qytetarët e Mitrovicës që të mos i bashkohen protestës së paralajmëruar në rrjetet sociale, për të kundërshtuar vendosjen e bustit të ‘Car Llazrit’ në Mitrovicë, sikurse edhe ndërtimin e lagjes serbe ‘Lugina e Diellit’.

    Insajderi të mërkurën kishte raportuar sesi Portali “01online.info” për të cilin nuk ka shumë informacione ka vendosur që të organizojë një protestë kundër ngritjes së kësaj shtatore të princit serb I njohur për luftimet kundër Perandorisë Osmane në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

    Në një pronocim për Radion Evropa e Lirë, Bahtiri ka thënë se nuk dihet adresa e atyre që e kanë thirrur këtë protestë, prandaj nuk nevojiten, siç thotë ai, turbullira në Mitrovicë.

    Protesta gjithëpopullore e një portali kundër shtatores së Car Lazarit

    Në veri të Mitrovicës, në rreth-rrotullimin kryesor, është vendosur të dielën në mbrëmje një përmendore e princit serb Llazar, e lartë 7.5 metra.

    Përmendorja e vendosur në këtë anë të qytetit thuhet të jetë pjesë e një ikonografie për nder të Ditës së Shën Vidit, që kremtohet nga komuniteti serb, në fund të muajit qershor./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark