Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 korriku deri më 31 korrik, qytetarët që kanë mbledhur kuponët fiskal për muajt prill, maj e qershor, do të mund t’i dorëzojnë ato në ATK.
ATK ka njoftuar përmes një komunikate për media se aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org
Qytetarët janë ankuar javëve të fundit për vonesa bë hapjen e afatit për dorëzimin e kuponëve./Insajderi.com