Thaçi “harron” ta thërrasë Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi “harron” ta thërrasë Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit

    Insajderi
    02 July 2016 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ta marrë mandatin si president i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nisi takimet me pothuajse të gjithë krerët e institucioneve kryesore. Por deri më tani nuk gjeti kohë ta ftojë ta mbledhë Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion, të cilin e pati themeluar paraardhësja e tij, Atifete Jahjaga.

    Në fakt, ky Këshill duhet të mblidhet së paku katër herë gjatë vitit.

    Megjithatë, sipas subjekteve opozitare dhe shoqërisë civile ky Këshill është formuar vetëm sa për t’u dukur se po luftohet korrupsioni, ndërsa thonë se nuk ka pasur asnjë veprim konkret, pasi që mungon vullneti politik për ta luftuar korrupsionin, i cili ka lëshuar rrënjë në të gjitha nivelet.

    “Zëri” ka provuar të marrë përgjigje për mosthirrjen e këtij Këshilli, por Zyra e Presidentit nuk ka dhënë sqarime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark