Insajderi
Botë

Londër, mijëra protestues kërkojnë anulimin e referendumit

Insajderi
02 July 2016 - 14:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Londër për të marshuar kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Para nisjes së protestës, një nga organizatorët, Kieran MacDermott ka thënë se ende mund të ndalohet dalja e Britanisë nga BE-ja duke refuzuar për të pranuar referendumin.

Më herët, edhe një deputet i parlamentit britanik kishte thënë se referendumi ka pasur funksion këshillëdhënës e jo detyrues, raporton Evening Standard.

Në Londër, kampanja për dalje nga BE-ja nuk ka pasur shumë përkrahje.  Në referendum, 60 për qind e njerëzve votuan pro mbetjes.

Protesta e sotme është e ngjashme me një organizim që u mbajt të hënën në sheshin Trafalgar.

Protestuesit kanë bllokuar një numër rrugësh dhe kanë mbajtur pankarta të duke thirrur për mbetje në BE./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark