Insajderi
Botë

FBI merr në pyetje Hillary Clintonin

Insajderi
02 July 2016 - 19:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, është marrë në pyetje nga FBI për emailat e saj gjatë kohës si sekretare e Shtetit në SHBA.

FBI po heton Clintonin dhe ndihmësit e saj mbi atë nëse ata kanë keqpërdorur informacionin e klasifikuar në një server privat të emaileve që ajo ka përdorur derisa shërbente si sekretare e Shtetit.

Clinton mohon trajtimin e informacionit të klasifikuar në emailet e saj private, njofton BBC, transmeton Insajderi. Ajo tha se e ka mbajtur adresën e e-mailit për arsye të lehtësimit të punëve.

Megjithatë, një hetim i Departamentit të Shtetit akuzon atë dhe ish-sekretarë të tjerë amerikanë të Shtetit për menaxhim të dobët të sigurisë së emailit. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark