Insajderi
Botë

Vdes ish-kryeministri francez Michel Rocard

Insajderi
02 July 2016 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri francez, Michel Rocard ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare, shkruan BBC. Rocard ka shërbyer si kryeministër në vitet 1988 deri më 1991 nën udhëheqjen e presidentit Francois Mitterrand.

Ai është shquar për avokimin e tij për Bashkimin Evropian, shtytjen e politikave të majta që njëkohësisht kanë përkrahur ekonominë e tregut.

Zyra e presidentit Francois Hollande ka deklaruar që Franca ka humbur një figurë madhështore të republikës dhe të së majtës njëkohësisht. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark