Insajderi
Botë

Cameron mban sot mbledhjen e fundit të kabinetit

Insajderi
12 July 2016 - 08:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, do të kryesojë sot takimin e fundit të kabinetit, pasi nga e mërkura udhëheqjen e qeverisë do ta marrë Theresa May.

Cameron do të paraqesë nesër dorëheqjen te Mbretëresha, ndërsa May, e cila ka qenë sekretare e Mbrojtjes qysh në vitin 2010, do të emërojë ekipin e saj ministror.

May ka thënë se është e nderuar që merr përsipër këtë detyrë dhe se do të nxjerrë sukses nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Cameron, kryeministër qysh në vitin 2010, ka vendosur të tërhiqet, pasi Britania, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë BE-në.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark