Insajderi
Botë

Dhjetë të vdekur në një aksident mes dy trenave në Itali

Insajderi
12 July 2016 - 14:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes dy trenave në Italinë jugore.

Shërbimet emergjente italiane janë duke provuar që të largojnë nga trenat e shkatërruar personat e mbetur.

Disa prej vagonëve të trenave janë shkatërruar thuajse tërësisht dhe ekziston frika se numri i të vdekurve  mund të rritet.

Një prej personave të shpëtuar deri më tani është një fëmijë i cili është dërguar në spital.

Deri më tani është e paqartë se çfarë shtyu përplasjen mes trenave./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark