![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Finalja e kategorisë -52 kilogram të femrave në xhudo do të fillojë rreth orës 21:40, njofton faqja zyrtare e Lojërave Olimpike Rio 2016.
Koha e saktë e fillimit të meçit nuk është saktësuar pasi ajo varet edhe nga takimet e tjera të xhudos në Rio.
Kelmendi ia ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë Kosovës, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen Misato Nakamura. /Insajderi.com