Insajderi
Biznes

Shell ndihmon sektorin e Bujqësise në Kosovë me zbritje në karburante

Insajderi
11 September 2018 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të gjithe bujqit e Republikës së Kosovës, prej datës 11/09/2018 mund të furnizohen në të gjitha pikat Shell, ku do të përfitojne 4% zbritje në produktin nafte, kjo iniciative për përkrahje të bujqëve do të vazhdoj 3 muaj nga data e sotme.

Përkrahja e sektorit te Bujqesise është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm përpara, prandaj ne si kompani e karburanteve Shell, e shohim të udhës që të jem gjithmonë pranë tyre, në mbështetje të tyre, për t’i ofruar sadopak ndihme për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat e për të gjithë bujqit e Kosovës.

Praktikisht, ne jemi shumë krenarë që në një kohë rekord kemi arritur që markën Shell të implementojmë gati në të gjithë vendin tonë, ku me këtë rast tash e tutje të gjithë qytetarët e Kosovës do t’i heqin brengat për furnizime cilësore të karburanteve.

Qëllimi i kësaj iniciative sipas Shell Licensee, është zhvillimi i prodhimeve vendore, gjithashtu dhe mundësia e promovimit të produketeve më gjere.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark