Insajderi
Biznes

Bau Academy ka siguruar 20 bursa për vitin akademik 2018/2019

Insajderi
17 September 2018 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bau Academy për nxënësit e ri që regjistrohen deri në fund të Shtatorit ka siguruar 20 bursa të destinuara për kategori të ndryshme shoqërore.

Bursat janë siguruar nga Al Trade Holding, që në total kapin vleren mbi 15,000€.

Natyrisht që, me suksesin e kompanisë, vjen edhe shtimi i përgjegjësisë për një sjellje etike ndaj klientëve, industrisë dhe vendit.

Arritja e një niveli të lartë të përgjegjësisë profesionale pashmangshëm sjell edhe vetëdijesimin për një ndikim më domethënës në shoqëri. Kësaj radhe, realizimin e idesë së përgjegjësisë sociale si kompani biznesi Al Trade Holding ka vendosur ta bëjë në formë të drejtpërdrejtë duke ofruar bursa për aplikantët në shkollën e mesme profesionale Bau Academy.

Këto bursa janë të dedikuara për tri kategoritë me të ndjeshme shoqërore:

fëmijët e invalidëve të luftës, fëmijët e veteranëve të luftës, dhe fëmijët e familjeve që marrin asistencë sociale.

Ndarja e këtyre bursave sipas përqindjes dhe kategorisë përkatëse është si në vijim:

70% bursë për fëmijët e invalidëve të luftës (x 5 bursa)

50% bursë për fëmijët e veteranëve të luftës (x 10 bursa)

50% brusë për fëmijët e familjeve me asistence sociale (x 5 bursa)

Afati për aplikim deri me 28.shtator.2018

Ju mirëpresim!

(Video link bauacademy)

https://www.facebook.com/bauacademy/videos/317870405427452/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark