Regjisorja Hana Qena fillon provat për shfaqjen më të re në Teatrin e Gjakovës - Insajderi
×
Kulturë

Regjisorja Hana Qena fillon provat për shfaqjen më të re në Teatrin e Gjakovës

Insajderi
27 September 2018 - 10:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teatri i qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë sot nisi provat e projektit të 3-të për këtë vit, duke i dhënë besimin regjisores së re nga Prishtina, Hana Qena.

“S’Mund të Paguajmë, S’do të Paguajmë” është titulli origjinal i komedisë“ Sotto paga, non si Paga” nga dramaturgu italian,Dario Fo e që regjisorja Qena do ta jetësojë në teatrin e Gjakovës.

Hana Qena është regjisore e teatrit dhe bashkëthemeluese e kolektivit artistik Haveit. Ajo shkroi dhe punoi shfaqjen eksperimentale me titull “_ _ _”, shfaqje kjo që u dha në Amsterdam të Holandës dhe Bilbao të Spanjës.

Më pas ajo punoi dramën “Ëndrra e një nate vere”, në Teatrin Dodona, Prishtinë. Gjithashtu ishte regjisore e shfaqjes “Ata do të vijnë”, produksion i Qendrës Multimedia në Prishtinë, dhe bashkëregjisore në shfaqjen “Tito was not here”, e realizuar në Banja Llukë të Bosnjes.

Së fundmi punoi “Hamletmachine” në Skenën e vogël të Teatrit Kombëtar, Prishtinë. Ka qenë drejtoreshë e festivalit SKENA UP ndërsa aktualisht është anëtare e bordit drejtues të teatrit Dodona në Prishtinë dhe pjesëtare e kolektivit Haveit. /KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark