Studioja e projektimit refuzon konkursin për projektimin e sallës koncertale, nëse duhet rrënuar ish-shtëpia e mallrave “Germia” - Insajderi
×
Kulturë

Studioja e projektimit refuzon konkursin për projektimin e sallës koncertale, nëse duhet rrënuar ish-shtëpia e mallrave “Germia”

Insajderi
04 October 2018 - 11:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me një donacion 15 milionë e 400 mijë eurosh nga Bashkimi Evropian e 250 mijë nga komuna e Prishtinës, në vitin 2019 pritet të nisë projektimi e më pas realizimi për ndërtimin e sallës koncertale tek ish-shtëpia e mallrave “Gërmia” në Prishtinë.

Javën e kaluar veçse ka filluar të nënshkruhet peticioni për mbrojtjen e ish Shtëpisë së Mallrave Gërmia. Me iniciativë nga DoCoMoM_Kosova, peticioni kërkon të mbrohet kjo ndërtesë së cilës i kanoset rrënimi për t’i hapur rrugë sallës koncertale.

Kundër kësaj ideje ka dalë edhe studioja e projektimit Innarch e cila ka thënë se nuk do të marrë pjesë në konkursin për “Operën dhe Teatrin” në Prishtinë, nëse duhet rrënuar objekti i Shtëpisë së Mallrave në Prishtinë “Gërmia”.

“Jemi kundër rrënimit të këtij objekti”, shkruhet në reagimin e tyre në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark