Insajderi
Biznes

Këtë orë nuk e blini dot me para por vetëm Bitcoin – arsyeja është e thjeshtë

Insajderi
07 November 2018 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hublot prezantoi një ore të re luksoze nën linjën Big Bang dhe nuk është si të gjitha orët e tjera që keni parë.

Kjo për një arsye të vetme sepse nuk mund ta blini me para, por vetëm online me Bitcoin.

Ora quhet Meca-10 P2P dhe është dizajnuar për 10 vjetorin e monedhës kriptografike, shkruan PCWorld.al.

Madje Hublot do të vendosë numrin unik të transaksionit me të cilin keni blerë orën përpara se ta dërgojë.

Sipas Bloomberg, Meca-10 P2P do të kushtojë 25,000 dollarë bazuar në vlerën aktuale të Bitcoin.

Hublot do të prodhojë fillimisht vetëm 210 cope bazuar në porositë e marra.

Përpunimi i transaksioneve do të bëhet nga firma nga Hong Kongut OSL e cila do të kontrollojë edhe verifikimin e pasurive në Bitcoin për tu siguruar se nuk po pastrohen para.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark