Insajderi
Biznes

Meridian Express fiton çmimin “Punëdhënës i Vitit”

Insajderi
19 December 2018 - 16:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Oda Ekonomike e Kosovës në natën e mbrëmshme ka organizuar një Gala Mbrëmje në të cilën ka shpallur Meridian Express si “Punëdhënës të Vitit 2018” Ky çmim është mirënjohje për Meridian Express dhe punën që ka bërë për të stimuluar një ambient përkrahës dhe përkushtues për mirëqenien e punonjësve të kompanisë duke rezultuar në nivele të larta të kënaqësisë së stafit.  Gjatë këtij viti Meridian Expess krijoi vende  të reja të punës  ku numri i të punësuarve arriti mbi 500.

Kjo mbrëmjë poashtu ka pasur për qëllim edhe mbështetjen e organizatës Down Syndrome Kosova me mjete të cilat janë mbledhur gjatë kësaj darke. Meridian Express ka qenë poashtu një ndër kompanitë që kanë mbështetur organizatën, duke pasur parasysh përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë në mbështetje të çështjeve për lartësimin e shoqërisë.

Meridian Express është  rrjet i dyqaneve i cili me moton “n’derë t’shtëpisë,” është njëri nga rrjetet më të suksesshme në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark