Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, janë zotuar se do të ndajnë rreth tre miliardë dollarë për të përkrahur hulumtime mjekësorë në vitet e ardhshme, shkruan BBC.
Në një konferencë për media në San Francisko, ata thanë se qëllimi i tyre është që të “shërojnë e parandalojnë” të gjitha sëmundjet deri në fund të shekullit.
Fondet do të ndahen nga Iniciativa Chan Zuckerberg, të cilën ata e krijuan në dhjetor të vitit 2015.
Por, përveç krijuesit të Facebook, edhe kompanitë si Microsoft, IBM e të tjera janë duke ndarë fonde që për qëllim kanë ndihmën e shëndetësisë./Insajderi.com