Insajderi
Lajme

Jeta në kampet e muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri

Insajderi
21 February 2016 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Objekti i një ish universiteti privat në periferi të Tiranës tashmë është përshtatur si kamp për muxhahedinët. Mbi 200 është numri i tyre që tashmë jetojnë në këtë kamp.

Madje ata kanë edhe revistën e tyre. Në numrin e fundit, revista ka titullin kryesor: “Shqipëria një vend i vogël por me zemër të madhe”.

muxha1

Por ky nuk është i vetmi kamp që janë vendosur muxhahedinët. Sipas një raporti të “Report TV” në Shqipëri, shumica e tyre nuk pranojnë të flasin për mediat pasi kanë frikë se mos u rrezikohet

Gratë dhe burrat jetojnë në ambiente të  veçuara dhe çdo lëvizje regjistrohet tek hyrja dhe dalja e kampit.

Një pjesë e tyre jetojnë edhe në apartamente në blloqe të ndryshme në Tiranë.

muxha2

Sipas këtij raporti, pas vizitës së John Kerry në Shqipëri është ndezur debat mbi numrin e muxhahedinëve që do të strehohen në shtetin shqiptar por ende nuk është bërë publike ndonjë marrëveshje mes dy shteteve.

Sipas “Report TV”, zyrtarisht në Shqipëri të strehuar afro 860 muxhahedin të mbërritur nga viti 2012 deri më sot, të shpërndarë në Tiranë, Durrës, Golem dhe Kavajë.

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark