“Aplikacioni racist” – Amazon deklarohet për rastin - Insajderi
×
Teknologji

“Aplikacioni racist” – Amazon deklarohet për rastin

Insajderi
04 February 2019 - 22:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Amazon ka mbrojtur mjetin e tij ‘Rekognition’ për të njohur fytyrën e një personit,  kundër akuzave për racizëm dhe paragjykime gjinore.

Hulumtuesit kanë krahasuar këtë mjet me 5 kompani, duke përfshirë Microsoft dhe IBM.

Asnjëra nga ato nuk ishte 100% e saktë, por u vërejt se programi Rekognition i Amazon, punonte më së keqi kur e përdornin gratë me lëkurë më të errët.

Amazon tha se hulumtimi i bërë nga Instituti i teknologjisë ne Massachusetts ishte i rremë.

Mirëpo Amazon, Microsoft dhe Kairos, arritën që të indetifikonin 100% imazhet e personave me ngjyrë më të bardhë, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Mjetet për njohjen e fytyrës janë  të trajnuara nga shumë data baza që përfshijnë qindra e mijëra imazhe.

Por problemi qëndron se këto data baza nuk përfshijnë një diversitet imazhesh, prandaj është vështire të identifikohen fytyrat jo të bardha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark