Ushtarëve rus u ndalohet përdorimi i telefonave të mençur - Insajderi
×
Teknologji

Ushtarëve rus u ndalohet përdorimi i telefonave të mençur

Insajderi
19 February 2019 - 17:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Parlamenti i Rusisë, miratoi ligjin përmes të cilit ushtarëve rusë iu ndalohet përdorimi i telefonave të mençur dhe pajisjeve tjera teknologjike të cilat mund të incizojnë bisedat ose informacione përderisa ushtarët janë në detyrë.

Përmes këtij ligji, i cili u miratua në lexim të tretë, ushtarët mund të përdorin vetëm telefonat “e thjeshtë” pa kamerë dhe lidhje të internetit.

Gjithashtu ushtarëve nuk iu lejohet të ndajnë informacione për njësitë e tyre në rrjete sociale, misione, ish kolegë, apo familjarëve të tyre.

Ligji u miratua pa asnjë votë kundër.

Viteve të fundit, fotografitë dhe video incizimet në rrjete sociale kanë zbuluar lokacionet, lëvizjet dhe pajisjet e ushtrisë ruse.

Aktivistët e të drejtave të njeriut falë këtyre të dhënave kishin arritur deri te informacionet e abuzimeve në ushtrinë ruse.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark