Insajderi
Biznes

Volkswagen prezanton Transporterin e ri

Insajderi
24 February 2019 - 10:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Volkswagen ka zbuluar versionin më të ri të serive të kombit të saj, Transporter, Caravelle e versionin California për kamping.

I quajtur T6.1, ky version i ri do të ketë teknologji të re, stil të ri e fuqi elektrike.

Çmimet e tyre ende nuk janë zbuluar ndërsa versioni Transporter pritet të lansohet në vjeshtë të këtij viti, transmeton Koha.net.

Në Transporterin e ri, VW ka shtuar sistemet e sigurisë si asistimi në trafik (Traffic Assist), asistimi në trafik (parking assist) e asistim në rimorkio (trailer assist).

Nga brenda ka sistemin e argëtimit me ekran 9.2 inç që përkrah Apple CarPlay e Android Auto.

Një varg i gjerë i motorëve do të ofrohen me të, duke filluar me 4 versione të motorit 2.0 litërsh me katër cilindra turbo diesel me kuajfuqi të ndryshme, duke filluar nga 87 kuajfuqi e deri te ai më i fuqishmi me 193 kuajfuqi.

Risia më e madhe që Volkswagen sjell me këtë model është versioni i gjithi elektrik që prodhon 108 kuajfuqi e që mund të përshkoj deri në 400 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark