Aplikacioni i cili spiunon gratë tek burrat e tyre - Insajderi
×
Teknologji

Aplikacioni i cili spiunon gratë tek burrat e tyre

Insajderi
05 March 2019 - 23:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Google ka refuzuar të fshij një aplikacion të qeverisë saudite e cila mund të përdoret nga burrat për të gjurmuar gratë e tyre dhe t’i ndaloj ato për të udhëtuar, shkruan Insajderi.

Absher është aplikacioni i cili i jep burrave të drejtën të ndalonin lejen e udhëtimit për gratë e tyre përmes një njoftimi të marr në telefon sa herë ato përdornin pasaportat e tyre.

Ky aplikacion do të vazhdoj të jetë në shitje pa marrë parasysh kritikat e shumta që morën kompania Apple dhe Google kur 14 anëtar të kongresit amerikan kërkuan që ato ta fshinin atë.

Ata i akuzuan kompanitë e mëdha për lejimin e një aplikacioni me diskriminim gjinor, duke i kritikuar në veçanti për shtypjen që po u bëhet grave saudite përmes këtij aplikacioni.

Mirëpo një hetim i bërë rreth këtij aplikacioni, , nuk e shkelte politikën e shërbimit të kompanisë Google.

Sipas ligjit të kufizues për kujdestari në Arabinë Saudite, një grua nuk mund të udhëtoj pa lejen e kujdestarit të saj mashkull, dhe të afërmit e saj meshkuj marrin fjalën përfundimtare rreth martesës së tyre.

Kritikët thonë se ky aplikacion shërben si jë armë praktike të ligjeve shtypëse dhe kufizuese duke ndaluar shumë aspekte në përditshmërine e çdo gruaje në këtë vend.

Absher e cila përkthehet si “ po, zotëri” ka qenë e shkarkuar më shumë se 1 milion herë, duke i lejuar qytetarët të kryejnë shumë detyra burokratike, si marrja e lejes se vozitjes pasi ka skaduar, gjetja e punës për gratë, gjë e cila është e kërkuar legalisht në Arabinë Saudite.

Por gjithashtu përfshinë edhe dërgimin e njoftimit nëse një grua shkon në një zonë të caktuar, duke e bërë kështu të pamundur që ajo të udhëtoj pa lejen e një mashkulli./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark