Insajderi
Biznes

Makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë për sigurinë e këmbësorëve

Insajderi
06 March 2019 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Panairi i automjeteve që po zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës po shërben për të ngritur edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion.

Një prej tyre është edhe krijimi i një zhurme për veturat elektrike në mënyrë që ato të dëgjohen nga këmbësorët.

Reuters raporton se makinave elektrike iu mungojnë zhurmat nga djegia e karburantit në motor, prandaj prodhuesit që krijojnë makinat që nuk ndotin ambientin duhet të mendojnë për ndonjë tingull që dëshmon për praninë e tyre në rrugë, përcjell KosovaPress.

Audi prej kohësh është duke punuar për një tingull artificial, ndërsa me këtë po merret edhe Mini, Volkswagen e Mercedes Benz, ndërsa AMG njoftoi se po bashkëpunojnë me grupin e rokut Linkin Park për të gjetur një tingull të përshtatshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark