Insajderi
Biznes

Skype sjell videot HD në ueb

Insajderi
09 March 2019 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm pak ditë pasi rivali Google Duo erdhi në ueb, Skype vendosi të ridizajnonte ueb aplikacionin e shërbimit të video komunikimit.

Skype for Web i ri vjen me video HD për thirrjet private dhe në grup, me opsion për regjistrimin e thirrjeve, dhe një panel njoftimesh i cili ju tregon kur dikush ju përmend në një bisedë.

Gjithashtu aplikacion sjell disa veçori të reja që përdoruesit e WhatsApp for Web i njohin si mundësia për të kërkuar fjalë brenda bisedave dhe një galeri të imazheve, videove dhe përmbajtjeve të shpërndara në një bisedë.

Skype for Web është i disponueshëm në Windows 10 dhe Mac OS X 10.12 në Google Chrome dhe Microsoft Edge.

Përdoruesit ekzistues duhet të kyçen automatikisht ndërsa të rinj të regjistrohen. Nuk dihet kur do të mbërrijë mbështetja për Safari dhe Firefox ndërsa të dy ende nuk funksionojnë me Skype for Web.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark