Insajderi
Biznes

Telegram i shtohen 3 milionë përdorues të rinj gjatë ndërprerjes së shërbimit të Facebook ditën e djeshme

Insajderi
14 March 2019 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Telegram është shërbim i ngjashëm i WhatsApp dhe ofron komunikim të enkriptuar. Aktualisht shërbimi mbahet në këmbë me donacione dhe jo reklama siç vepron Facebook.

Tre milion përdorues të rinj u regjistruan në Telegram në 24 orët e fundit gjatë momenteve që Facebook, Facebook Messenger, Instagram dhe WhatsApp po përjetonin ndërprerje të shërbimit në mbarë botën.

Lajmin e dha CEO dhe themeluesi Pavel Durov në kanalin e tij personal në Telegram. Është një numër i madh për një shërbim që ka 200 milionë përdorues aktivë.

Telegram është shërbim i ngjashëm i WhatsApp dhe ofron komunikim të enkriptuar. Aktualisht shërbimi mbahet në këmbë me donacione dhe jo reklama siç vepron Facebook.

Për të ofruar reklama Facebook grumbullon të dhëna masive rreth përdoruesve. Nga ana tjetër Telegram gjithnjë ka vënë theksin tek privatësia e përdoruesve si një prej tipareve kyçe që e bëjnë të veçantë shërbimin.

Enkriptimin e komunikimit ky aplikacion e ofron që prej 2013-ës, tre vite përpara WhatsApp.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark