5G e Galaxy S10 arrin shpejtësi deri në 2.7Gbps në Korenë Jugut - Insajderi
×
Teknologji

5G e Galaxy S10 arrin shpejtësi deri në 2.7Gbps në Korenë Jugut

Insajderi
14 March 2019 - 13:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, operatori celular SK Telecom sapo ka kryer testimet e para me Galaxy S10 5G dhe premton shpejtësi interneti deri në 2.7Gbps.

Prezantimi i Galaxy S10 5G muajin e kaluar nga Samsung ngjalli jo pak kuriozitet.

Modeli i katërt dukej disi ndryshe nga S10e, S10 dhe S10+ por Samsung nuk bëri komente rreth performancës që 5G-ja do të kishte. Sot kemi filluar të mësojmë më shumë rreth asaj çfarë pritet të sjellë telefoni.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, operatori celular SK Telecom sapo ka kryer testimet e para me Galaxy S10 5G dhe premton shpejtësi interneti deri në 2.7Gbps.

Këto nivele performance arrihet duke kombinuar sinjalet 4G dhe 5G i cili rrit shpejtësitë me 80% krahasuar me vetëm 5G.

Me këtë shpejtësi interneti do të duheshin vetëm 9 sekonda për të transferuar një video 3GB.

Qualcomm thotë se modemi i ri Snapdragon X55 do të ofrojë shpejtësi deri në 7Gbps në 5G dhe 2.5Gbps në 4G por nuk do të jetë i disponueshëm deri në fund të 2019-ës. Shumica e flagshipëve sot suportojnë maksimumi 1Gbps.

Në lidhje me Galaxy S10 5G Samsung nuk ka thënë nëse performanca do të variojë sipas rajoneve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark