Insajderi
Biznes

Bërnica Park, vendi ideal për ata që kanë nostalgji për Prishtinën e vjetër

Insajderi
14 March 2019 - 14:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zhurma e fëmijëve që luanin fshehtas pas përfundimit të mësimit në Dardani e Ulpianë, janë padyshim ndër kujtimet tona më të ëmbla. Shëtitjet në korzë, takimet te konviktet dhe bisedat e gjata nën hijen e drunjëve të shumtë janë poashtu kujtime të bukura të Prishtinës së vjetër. Një ditë me diell dhe aq para në xhep sa për të blerë diçka të vogël në ëmbëltore, mjaftonte për ta lumturuar njeriun. 

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Qyteti është rritur e zgjëruar, janë ndërtuar objekte e pallate të larta e të bukura, janë stolisur sheshet kryesore me tezga librash e punëdore. Duket se zhvillimi dhe urbanizmi i solli një frymë tjetër Prishtinës. E kjo frymë sfidoi shumë konceptet tona mbi jetën, gëzimin, familjën e me radhë.

Nostalgjia për Prishtinën e vjetër si duket vjen e shtohet me kalimin e viteve, atëherë kur fillojmë të mendojmë për të ardhmën. Për krijimin e familjes. Për fëmijët. Ndjejmë nostalgji se pse duam që edhe fëmijët tanë të rriten duke luajur fshehtas në lagjet e tyre; ndjejmë nostalgji sepse duam që edhe fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm e në ajër të pastër; ndjejmë nostalgji sepse duam që edhe fëmijët tanë ta kenë ngrohtësinë familjare që patëm ne. E, bashkë me nostalgjinë ndjejmë dhefrikë sepse nuk jemi të sigurt se a do të mund që t’ua ofrojmë atyre jetën që dëshirojmë.

Dyndja e qytetarëve nga vendet e tjera të Kosovës fill pas luftës bëri që Prishtina të rritet në disproporcion me kapacitetet që kishte. U ndërtuan çerdhe, shkolla, ndërtesa banimi, lokale afariste e çka jo tjetër në çdo cep tëqytetit, kurse u prenë drujntë për të bërë akoma vend për ndërtime tjera. Nuk u desh shumë kohë që niveli i ndotjes së ajrit të bëhet temë kryesore në kryeqytet. E si rrjedhojë e rritjes enorme të popullësisë dhe ndërtimit të pa kontrollë, u shtuan shumë vjedhjet në Prishtinë.

Andaj sot, ata që ndjejnë nostalgji për Prishtinën e dikurshme e gjejnë veten në periferi të qytetit. Vendet si Bërnica Park janë pikërisht për ata që nuk e duan zhurmën dhe katrahurën e qytetit. Janë për familjet që duan siguri e rehati në shtëpitë e tyre. Janë për prindërit që duan t’i rrisin fëmijët e shëndoshë e në ajër të pastër. Janë për të gjithë ata që parësore kanë ngrohtësinë familjare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark