Ai mbante një pozicion të rëndësishëm, atë ekipit të dizajnit të procesorëve dhe komponentëve që përdoren nëpër telefonët, tabletët dhe aksesorët e Apple.
A7 ishte procesori i parë 64-bit që shfaqej në një pajisje mobile. Debutimi në iPhone 5S detyroi Qualcomm të prodhonte një procesor 64-bit gjithashtu dhe nuk u shpëtoi problemeve.
Arsyeja e largimit të tij mbetet e paqartë, madje as ai vetë nuk e ka komentuar në profilin e tij në Linkedin. Me shumë gjasa ai do të vijojë të jetë në ngarkim për gjeneratën e re të procesorëve të Apple për këtë vit e madje edhe procesorëve të parë prodhuar nga Apple për kompjuterët Mac.
Muajt e fundit ka pasur raportimet se gjigandi i Kupertinos ka në plan të zëvendësojë procesorët e Intel tek lapopët me çipet e tij.