Insajderi
Biznes

McLaren 720S përforcohet në 821 kuajfuqi nga Hennessey

Insajderi
01 April 2019 - 12:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania e njohur amerikane që merret me modifikimin e veturave, Hennessey Performance, së fundmi është marrë edhe me super-veturën McLaren 720S.

Kjo kompani për këtë 720S ka modifikuar Turbo-mbushësit dhe ka zgjedhur sistemin Inter-Cooler, filtra për ajër, si dhe sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku.

Hennessey Performance, po ashtu e ka përforcuar motorin, 4.0-litër V8, e kësaj super-veture në 604 kW/821 kuajfuqi.

Gjithashtu, në këtë 720S gjenden edhe etiketat “Hennessey” dhe pllaka me numër të serisë në kabinë dhe motor.

Hennessey, po ashtu, ofron garanci deri në 3 vjet ose rreth 58.000 kilometra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark