Torta e cila i mbijetoi luftës së dytë botërore- mësoni historinë e saj - Insajderi
×
Kulturë

Torta e cila i mbijetoi luftës së dytë botërore- mësoni historinë e saj

Insajderi
04 April 2019 - 17:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vitin 1938, Arthur Abt iku nga Gjermanis naziste dhe u vendos në komunitetin hebrenjtë në Kansas City. Ai e krijoi një jetë të re në Amerikë, por gjithmonë e ruajti identitetin e tij gjerman duke gatuar, shkruan Insajderi.

Libri i tij i recetave që daton para 80 vitesh ruan sekretet e gatimit dhe jetesës së tij si emigrant.

Djali i tij ende e ruan atë libër përmes së cilit ende kujton babin e tij.

Receta e famshme që të gjithë e njihnin dhe i identifikonte ata si gjerman ishte “zwetschgenkuchen”.

Përbërësit e brumit ishin të thjeshtë: sheqer, kripë, vezë dhe qumësht.

Brumi përdoret si shtrat i frutave të cilat vendosen sipër.

Zwetschgenkuchen, ishte diçka me të cilën ata u rritën në Gjermani dhe pjesë e rëndësishme e traditës së tyre.

Ajo është një ëmbëlsirë e veçantë për hebrenjtë sidomos në festa, por gjithashtu edhe gjatë kohës së vjeshtës kur dilnin kumbullat.

“Kjo  tortë është një shembull shumë i mirë që tregon se si identiteti ushqimi dhe religjionin mund të përzihen bashkë”, ka shtuar Abt./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark